Ndërtimin e dy hidrocentraleve, tre skemat e mundshme të shfrytëzimit të potencialit gjenerues në Drinin e Zi
Një studio franceze ofron tre skemat e mundshme të shfrytëzimit të potencialit gjenerues në Drinin e Zi. Skema e parë parashikon ndërtimin e vetëm një hidrocentrali Skavica 441. Skema e dytë parashikon ndërtimin e dy hidrocentraleve: Katund i Ri 445 dhe Skavica 395 dhe skema e tretë parashikon ndërtimin e po këtyre dy hidrocentraleve: Katund i Ri 445 dhe Skavica 385. Këto varjante vijnë si propozim i studios franceze Sogrea. Studimi është kryer në vitin 2009 me financimin e Bankës Botërore dhe për llogari të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare. Studimi ëhstë prezantuar sot në truyyezëne donatorëve e organizuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, mbi potencialin e shfrytëzimit të Drinit të Zi. Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues nga Banka Botërore, Banka gjermane KfË, SECO, GIZ, EBRD, Bashkimi Evropian, Koperacioni Italian dhe UNDP.
Sipas të dhënave teknike të studimit, vartianti I parë do të kishte koston 662.4 milion euro ndërsa prodhimin vjetor 768 GËh, për një fuqi të instaluar 193MË. Kostoja e investimit për kapacitet të instaluar arrin në 3.43 milion Euro/MË. Ndërkaq sipërfaqja e përmbytur nga ky variant arrin në 5861 Ha tokë. Numri i personave të zhvendosur shkon sipas këtij varianti në 10000. Për shkak të këtyre efekteve të mëdha me ndikime mjedisore dhe sociale, studio konsulente konstaton se ky variant është i pafinancueshëm.
Varianti i dytë parashikon ndërtimin e dy hidrocentraleve: Katund i Ri 445 dhe Skavica 395. Sipas këtij varianti në total numri i të zhvendosurve shkon në 1560 persona ndërsa sipërfaqja totale e përmbytur arrin në 2297 Ha tokë. Vlera totale e investimit për dy HEC-et shkon në 347.8 milion Euro ndërsa prodhimi vjetor i përbashkët 694 GWh.
Varianti i tretë parashikon ndërtimin e dy hidrocentraleve: Katund i Ri 445 dhe Skavica 385. Sipas këtij varianti në total numri i të zhvendosurve shkon në 800 persona ndërsa sipërfaqja totale e përmbytur arrin në 1788 Ha tokë. Vlera totale e investimit për dy HEC-et shkon në 313.8 milion Euro ndërsa prodhimi vjetor i përbashkët 673 GWh.
Studio franceze i konsideron dy variantet e fundit të financueshme dhe me efekte të menaxhueshme mjedisore e sociale. Rrjedhimisht qeveria shqiptare ka preferuar të ndjekë rrugën e zbatimit të një prej skemave që nga studimi konsiderohet e financueshme.
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri deklaroi se për rastin e Katundit të Ri që nuk ndikon në menaxhimin e Kaskadës aktuale të Drinit dhe nuk pengon projektin e Skavicës 395 apo 385, është vendosur që ti jepet mundësia ta ndërtojë një operator privat. Aktualisht i është dhënë një bonus një bashkimi kompanish turke të cilat kanë paraqitur një projekt dhe ofertë të pakërkuar për HEC Katund i Ri. Gara e cila ende nuk është çelur për këtë koncesion, lejon mundësinë e pjesëmarrjes së çdo kompanie tjetër të interesuar për këtë projekt.
Ndërkaq, për rastin e Skavicës, sipas variantit ende në diskutim 395 apo 385, qeveria insiston në gjetjen e formave të financimit që këtë vepër ta realizojë Korporata Elektroenergjitike Shqiptare.
Z.Gjiknuri u kërkoi donatorëve që të asistonin qeverinë shqiptare për të studiuar dhe këshilluar format e financimit që do të ja mundësonin KESH-it të ishte administruesi i HEC Skavicës. Kjo vepër konsiderohet me ndikim në skemën e shfrytëzimit edhe të kaskadës aktuale të Drinit, HEC-eve të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës.