82-vjeçarja Lefkothea Karasa është proceduar penalisht për ndërtim pa leje për ngritjen e një koteci pulash në oborrin e shtëpisë së saj dhe për këtë arsye rrezikon burgun.
Në një intervistë për Euronews Albania, e moshuara që jeton e vetme tregoi me lot në sy se policia e kishte marrë me forcë dhe e kishte futur në fugon.
Nga ana tjetër, lidhur me këtë situatë të pazakontë ajo tha se ndihet e trembur, dhe nuk e përballon dot për moshën e thyer që ka.
“Më hipën në furgon, u tremba. Geroni (avokati) i tha pse e more hartbutçe, pse nuk më thatë mua. unë nuk jam për në burg, unë jam për në varreza”, tha mes lotësh e moshuara.