Pasi u larguar nga seanca e Kuvendit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një tjetër takim urgjent, ende pa përfunduar. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka njoftuar mediat në Kosovë se arsye për këtë është takimi që Kurti po zhvillon me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka nisur në orën 14:00.
Ky takim nuk ishte paralajmëruar më herët për media.
“Kryeministri Kurti nga ora 14:00 po zhvillon takimin me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Lajçak që po qëndron në Kosovë. Pastaj vazhdon agjendën ditore të takimeve zyrtare. Kjo është arsyeja se pse nuk mund të qëndronte më gjatë në Kuvend” – ka shkruar ai në Facebook.
Kryeziu i është përgjigjur edhe kritikave të opozitës se kryeministri nuk ka gatishmëri për të debatuar në Kuvend.