Ditën e sotme Partia e Lirisë ka thirrur një protestë e cila do të mbahet pranë Inceneratorit të Tiranës. Për këtë, autoritetet policore duket se po zhvendosen në vendin e caktuar për tubimin.
Furgonë të Forcave të ndërhyrjes së shpejtë janë duke u zhvendosur në vendin ku do të mbahet kjo protestë.
Në një konferencë për shtyp, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, deklaroi se arsyeja se përse është zgjedhur që protesta të mbahet pikërisht pranë inceneratorit, është sepse ky vend sipas tij është vendi i krimit, të një inceneratori të pa ndërtuar, por që merr çdo ditë miliona nga xhepat e qytetarëve.
Protesta pritet të nisë në orën 18:00.