Një grup i drogërave të forta është shkatërruar në Vlorë, ku dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa një tjetër u vu nën hetim.
Sipas njoftimit, në pranga ka rënë E. H., 31 vjeç, pasi iu gjet kokainë me vete, ndërsa L. H., 24 vjeç, u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit më të cilin qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar ketaminë.
Policia gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për J. S., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe ekstazi.