Një rast i paprecedent është shënuar në ndeshjen mes Cadiz dhe Barcelonës. Ndeshja u ndërpre pas minutës së 80-të, pasi një tifoz kishte probleme shëndetësore në shkallët e stadiumit.
Mjekët shkuan menjëherë t’i jepnin ndihmë mjekësore, ndërkohë që lojtarët duhet të prisnin vendimin e arbitrit për të rifilluar ndeshjen.
Barcelona po fiton në transfertë me rezultatin e pastër 2-0.