Një ngjarje e rëndë që mund të kishte përfunduar në tragjedi është shmangur për fije të perit. Shoferja e makinës, vjehrra e saj dhe dy fëmijët e vegjël për pak sa nuk u dogjën për së gjalli, kur makina me të cilën po udhëtonin u përfshi nga flakët e zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi, pasditen e së premtes. Për fat të mirë, shoferja bashkë me fëmijët dhe vjehrrën arritën të dilnin në kohë nga vetura e cila u bë shkrumb e hi nga zjarri.
Sipas hetimeve paraprake dyshohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e një defekti teknik në automjet.