Pak ditë para protestës së thirrur nga Partia e Lirisë, kryetari i kësaj force, Ilir Meta ka publikuar sot spotin i cili ka në thelb aferën e inceneratorëve. Në spot thuhet se ndërsa qytetarëve u kërkohet që të kursejnë, qeveria nuk ndalet së vjedhuri në kulmin e krizës
“NDIHESH I VJEDHUR? EJA EDHE TI! Afera e inceneratorëve është “kryevepra” e korrupsionit. Është vjedhja më e madhe që u është bërë qytetarëve shqiptarë. Popullit i kërkojnë të kursejë ndërsa Qeveria nuk ndalet së vjedhuri në kulmin e krizës. Të gjithë në protestë më 13 shtator, ora 18:00, tek inceneratori i Tiranës!” – shkruan Meta.