Një aksident i rëndë ka ndodhur në ishullin e Lesvos, të Greqisë ku një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën. Sipas informacioneve, viktima është Erzen Mazellin, automjeti i të cilit pasi ka dalë nga rruga prej shpejtësisë së madhe është përplasur në një pemë në zonën Polihnitou të ishullit, pranë aeroportit.
Në vendngjarje kanë shkuar oficerët e policisë rrugore dhe zjarrfikësit të cilit kanë nxjerrë trupin e 43-vjeçarit nga makina komplet e shtypur pasi përplasja ka qenë shumë e fuqishme. Ai është çuar në fillim në qendrën shëndetësore të ishullit e më pas spitalin e Mitilinit për procedurat e mjekut ligjor.