Nëna e Elmas Kalijas 55- vjeçarit që plagosi paraditen e sotme me thikë gruan e tij dhe komshiun, ka treguar për mediat se i biri vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se nuk kishte pire ilaçet.
“Policia e di. Ishte me të meta mendore. E kam çun. Kishe kaluar. Kishte ditë pa pire ilaçet, 1 ose 2 muaj. Nuk donte. Jo sherr nuk kishin”, tha nëna e autorit.
Elmas Kalija, goditi me thikë gruan e tij Shkëlqime Kalija si dhe komshiun, Enver Sula që ndërhyri për t’i ndaluar.
Sakaq burime bëjnë me dije se konflikti mes çiftit mendohet të ketë nisur, pasi autori dyshonte se e tradhtonte gruaja.
Ndërkohë për mediat ka folur edhe nëna e tij, që tregon se djali ishte me probleme mendore.