Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan lëndë narkotike kanabis.
Në pranga kanë rënë 22-cjeçari me inicialet R.M dhe 23-vjeçari me inicialet K.M, të dy banues në Tiranë.
Gjithashtu policia njofton se ditën e djeshme, një 38-vjeçar me inicialet F.H, ka denoncuar në polici se në rrugën “Ali Shefqeti”, e kanë goditur me grushte dhe me mjet prerës, 2 persona, ende të paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.