Vijojnë kontrollet për kapjen e personave kërkim apo ato që lëvizin me armë.
Një 27-vjeçar nga Mirdita është arrestuar në afërsi të mbikalimit të Milotit me armë zjarri tip pistoletë në makinë. I riu është ndaluar gjatë kontrolleve blic të ushtruara në këtë zonë.
Ky është rasti dytë i armë mbajtjes pa leje që kapet në zonën e Krujës nga policia e këtij qyteti pasi vetëm një ditë më parë në pranga përfundoi një 38-vjeçar me precedent të theksuar kriminal.