Partia Socialiste reagoi pas prezantimit të Sherefedin Shehut nga koalicioni i djathtë, duke deklaruar se ishte një dëshmi e qartë, se dibranët nuk mund ti besojnë opozitës.
“Socialistët ngrenë pikëpyetjtjen nëse dibrantët do ti besojnë ende fjalëve të kreut të PD, dhe deklaratës së tij se qeveria e shkuar e la gati projektin e rrugës së Arbrit. PS vijon të pyesë nëse ka ende dibranë që të besojnë se plagët e vjetra të Dibrës do t’i shërojë Partia Demokratike me Sherefedini Shehun.
Në fund, Partia Socialiste e falenderon sot Partinë Demokratike për takimin e zhvilluar në të njëjtën sallë, sepse kështu dibranët mund ta bëjnë më lehtë dallimin.
Partia Socialiste falenderoi edhe Lulëzim Bashën që duke përsëritur fjalimin që ka tre vjet që mban, u dha mundësi dibranëve të kuptojnë se ai nuk ka asgjë të re për Dibrën!