Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku pas një konflikti një 35-vjeçar ka përplasur me makinë një 32-vjeçar.
Bëhet me dije se është arrestuar i riu i identifikuar me iniciale E. K., 35 vjeç, banues në Tiranë. Ky person, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me automjet personin e identifikuar me iniciale M. K., 32 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. 32-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me automjet shtetasin M. K., 32 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. 32-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën” njofton policia.