Një “Beach Bar” është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Vlorë. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit, në Jonufër të Vlorës.
Sipas policisë, “Beach bar” është në pronësi të personit të identifikuar me iniciale O. V., ndërsa raportohet se është djegur plotësisht, pasi subjekti ishte me konstruksion druri, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Nuk dihet ende nëse zjarri është vënë qëllimishit, nga dikush. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.