Ka rënë në prangat e policisë personi i pestë i grupit që përdhunuan në një park të miturën 11-vjeçare mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë. Kujtojmë se ditën e djeshme u arrestuan katër anëtarët e tjerë të grupit, mes tyre 3 fëmijë.
Ngjarja që tronditi mbarë Kosovën dhe Shqipërinë ka shkaktuar neveri te opinioni publik, teksa janë paralajmëruar protesta. Sipas denoncimit të së miturës, grupi prej pesë personave e kanë marrë me dhunë të miturën në një makinë, të cilën më pas e kanë rrahur dhe përdhunuar njëri pas tjetrit.
Në mesin e të arrestuarve është Ekrem Rexhepi dhe vëllai i tij i mitur, të dyve dje u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, veç e veç. Ndërsa 2 të miturit e tjerë janë dërguar në komisariat.
Sipas prokurorisë, Ekrem Rexhepi “në databazën e policisë dhe prokurorisë figuron si i dyshuar edhe për vepra penale të ngjashme dhe po ashtu edhe për shumë vepra penale tjera.
Të hënën në mbrëmje u konfirmua arrestimi i dy personave tjerë të dyshuar për dhunimin e vajzës, ndërsa policia më vonë njoftoi për identifikimin e personit të pestë të dyshuar, i cili sipas policisë është kërkuar në shtëpi por nuk ishte gjetur, deri sot.