Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thotë se çështja e targave të makinave në Kosovë duhet të zgjidhet duke kuptuar pozicionet e të dyja vendeve: Kosovës dhe Serbisë.
“Jam duke nxitur diçka që mund ta pranojnë të dyja palët” – thotë Borrell për Radion Evropa e Lirë.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët që vozisin makina me targa që i lëshon Serbia, t’i riregjistrojnë ato në RKS – Republika e Kosovës.
Vendimi, i paraparë të niste së zbatuari më 1 gusht, ka shkaktuar tensione në veri të Kosovës dhe është shtyrë për 1 shtator.
Çështja tjetër që ka shkaktuar tensione – ajo e dokumenteve të udhëtimit – tashmë është zgjidhur.