Gjatë fjalës së tij në edicionin e 17 në Forumin Strategjik të Bled-it, Kryeministri Edi Rama është shprehur se Ukraina nuk e ka humbur luftën me Rusinë që nisi më 24 shkurt të këtij viti. Rama në fjalën e tij tha se Shqipëria do vazhdojë ta mbështesë Ukrainën, por megjithatë sipas kreut të qeverisë, vendi ynë nuk mund ta ndihmojë të fitojë luftën.
“Besoj se sa më i pasur është vendi, aq më shumë është rreziku për t’u lodhur. Pra në vend të Kroacisë duhet të kishit ftuar Gjermaninë, në vend të Shqipërisë duhet të kishit ftuar Italinë. Nuk mendoj se rreziku i lodhshëm është i pranishëm në Shqipëri, apo në Kroaci apo në Slloveni, Islanda është më vete. Ne e kemi arë luftën gjatë jetës sonë, e dimë se çfarë është. Islanda nuk e ka parë luftën e kurrë nuk do shohë sepse askush nuk shkon atje. Besoj se ka një rrezik të madh. Kufiri i dhimbjes së rusëve është shumë i lartë. Ukrainasit janë njerëz vërtetë t fortë. Lajmi i mirë është se Ukraina nuk e ka humbur luftën. Unë shpresoj që vendet e pasura të vazhdojnë kështu dhe të mos dorëzohen. Ne do vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën por nuk jam i sigurt që Shqipëria do e ndihmojë Ukrainën të fitojë luftën” – tha Edi Rama.