Një ngjarje me një protagonist një shqiptar ka ndodhur në shtetin grek. Mediat raportojnë se një trafikant i mitur shqiptar, i shoqëruar nga dy bashkëpunëtorë të tjerë nuk i është bindur policisë greke në kufirin greko-shqiptar në Kostur duke përplasur dy automjete te policisë e rrezikuar jetën e efektivëve.
I mituri nën drejtimin e një fuoristradë “Mercedes-Benz” ML, nuk i është bindur thirrjes se policisë greke për te ndaluar, madje ka shtuar shpejtësinë dhe është futur ne sens të kundërt dhe ka përplasur dy automjete të policisë greke.
Forca të shumta e kanë rrethuar dhe kanë arritur ta ndalojnë automjetin. Ne drejtim është gjetur shtetasi shqiptar i mitur dhe pasagjere dy shqiptare, një grua 41-vjecare dhe një mashkull 49-vjec. Ky i fundit rezulton person në kërkim ne Greqi nga Prokuroria e Patrës dhe ajo e Athinës.
Gjate kontrollit te mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 21 pako me 31 kg marijuanë, të cilat ishin ngarkuar ne kufirin e gjelbër. Janë sekuestruar edhe 3 celularë me 5 karta SIM. Nga kontrolli i mjetit rezultoi se targat i përksinin një automjetit tjetër.