Një 66-vjeçar i identifikuar me inicialet H.XH mbrëmjen e djeshme është vetëplagosur në banesë me një armë zjarri të cilën e kishte pa leje.
Ndërkaq policia e ka arrestuar se bashku me familjarët e tij, përkatësisht i biri 26 vjeç i identifikuar me inicialet N.Xh dhe bashkëshortja me inicialet F.XH 53 vjeçe për akuzën e moskallzimit të krimit.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit në cilësinë e provës materiale.