Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e identifikimit. Osmani shprehet se liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike dhe vlerave evropiane ndërsa falënderon SHBA-në dhe BE-në për rolin e tyre mbështetës.
“Reciprocitet e barazi. Liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet. Falenderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për rolin e tyre mbështetës. Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke” – shkruan Vjosa Osmani.