Kryeministri Edi Rama ka treguar se qeveria ka gati ligjin për sportistët elitarë që nderojnë Shqipërinë, të cilëve do u akordohet grada “Kolonel”. Lajmin e ai e ka bërë të ditur në ceremoninë e pritjes së boksierit Florian Marku, Rama deklaroi se këta sportistë do të paguhen nga Ministria e Mbrojtjes deri në daljen në pension.
“Sot kemi në Ministrinë e Mbrojtjes, për t’i dhënë vazhdimësi nderimit financiar të këtyre njerëzve dhe moral, dhe jo për ta ndërprerë kur ta ndërpresin karrierën, dy kampionet olimpike të Kosovës, Norën dhe Distrian. Për të ardhur keq, teksa celebronim Luizën, shumëkush derdhte vrerin e një mllefi të verbër duke na treguar se si është braktisur një nënkampion i dikurshëm, Ilir Suli. Ësghtë pjesë e mbështetjes, ai sot është në grupin e sportistëve që punojnë në ministrinë e Mbrojtjes. Dhe një video e një kohe të mëparshme, vazhdon të riciklohet sikur është sot. Shumëçka mund të ishte bërë më mirë. Por këto kanë qenë mundësitë. Teksa rrisim mundësitë, rrisim progresin. Sot kemi një ligj në fazë diskutimi që në shtator do shkojë në Parlament.
Është ligji i propozuar nga Ministri i Mbrojtjes për t’u dhënë grada, sportistëve elitarë si Luiza Gega, Briken Calja etj. Deri në fund të jetës së tyre, këta të katërt do jenë kolonelë, dhe do paguhen si kolonel. Do punojnë në një strukturë speciale mentorësh të ushtarëve tanë për t’i ushqyer atyre frymën e kampionit, shpirtin e fituesit, për t’i ushqyer ambicien e suksesit. Për t’i treguar se të qenit shqiptar dhe përfaqësues i flamurit kuqezi, është një motiv i fortë për të bërë sukses”, tha Rama. Kreu i qeverisë sqaroi se sportistët do të jenë në rolin e mentorëve për forcat ushtarake shqiptare, për t’u ushqyer atyre frymën e kampionit