Prej disa ditësh SPAK ka filluar hetimet ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Në këtë kuadër prokuroria iu ka dërguar kërkesë për informacion disa institucioneve, ndër to edhe Gjendjes Civile. Këtij institucioni SPAK i dërgoi një shkresë për informacion të detajuar, në lidhje me gjerenalitetet e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, për të cilin ka nisur tashmë një hetim, pas akuzave për lobim.
Sipas verifikimeve te bëra nga regjistri dhe arkivi i gjendjes civile rezulton se shtetasi Ilir Rexhep Metaj ka të njëjtin emër që nga lindja deri tani e s’ka bërë kurrë ndryshim emri. SPAK i ka bërë kërkesë gjendjes civile më 8 gusht dhe më 16 gusht ka pasur një përgjigje zyrtar.