“Non grata” e Berishës, koordinatori i qeverisë amerikan: Nuk merremi me emra, por me sfidat e korrupsionit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Non grata” e Berishës, koordinatori i qeverisë amerikan: Nuk merremi me emra, por me sfidat e korrupsionit

22:17 | 25/08/2022
në Uncategorized
0

Koordinatori i qeverisë amerikane për luftën kundër korrupsionit global, Richard Nephew rikonfirmoi angazhimin e administratës së presidentit Joe Biden në luftën kundër kësaj dukurie në gjithë botën. Në konferencën e tij të parë për shtyp të enjten në Uashington, foli edhe për Ballkanin Perëndimor, duke thënë se problemet e tjera ekzistuese në rajon, përkeqësohen si pasojë e korrupsionit. Ai vlerësoi Shqipërinë si partner të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe tha se SHBA do ta luftojë korrupsionin kudo që ta ndeshë.

Në paraqitjen e parë para mediave në Uashington, zoti Nephew, i cili u emërua në korrik nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, tha se administrata e presidentit Joe Biden ka treguar qysh në vitin e parë të punës se lufta kundër korrupsionit është “interes thelbësor i sigurisë kombëtare dhe një nga përparësi e politikës së jashtme amerikane”.

“Ne do të vazhdojmë të promovojmë llogaridhënien e zyrtarëve të korruptuar përmes të gjitha programeve tona, atë të sanksioneve, kufizimeve financiare dhe të vizave nga Departamenti i Shtetit”, tha zoti Nephew.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Zoti Nephew tha se Shqipëria është një partner i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit.

“Një nga takimet e para që kam pasur kur e kam marrë këtë pozitë ka qenë me Prokurorin Special të Shqipërisë si dhe me disa prej zyrtarëve të tij. Ishte shumë e qartë për mua, që në atë diskutim, se Shqipëria është një partner i rëndësishëm ndërsa ne kemi disa programe për ndërtimin e kapaciteteve kundër korrupsionit si dhe kemi disa aktivitete të tjera që janë duke u mbajtur me Shqipërinë”, tha i emëruari i qeverisë amerikane për luftën globale kundër korrupsionit.

Shtetet e Bashkuara u kanë ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara për shkak të korrupsionit, disa figurave në politikën e Shqipërisë, mes së cilëve ish-kryeministri Sali Berisha është emri më i njohur.

Në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës se disa herë në Shqipëri është shprehur shqetësimi se veprimet e SHBA-së në lidhje me korrupsionin në Shqipëri janë të përqendruara më shumë tek njerëzit që nuk janë më në pushtet, ndërkohë që vetë raportet e përvitshme të Departamentit të Shtetit flasin për “korrupsionin e përhapur në të gjitha degët e qeverisë”, zoti Nephew tha se kritikat për këtë nuk janë të arsyeshme.

“Theksi dhe vëmendja jonë është tek sfida e korrupsionit, jo kush është personi që po e shkakton korrupsionin. Besoj se do ta shihni që ne do të vazhdojmë t’i trajtojmë çështjet e korrupsionit kudo që i gjejmë ato… Nuk mendoj se kritikat janë të arsyeshme në atë drejtim, por unë prapë do e nënvizoja partneritetin tonë të vazhdueshëm dhe se ne do të vazhdojmë t’i trajtojmë të gjitha çështjet për të cilat kemi shqetësime”, tha zoti Nephew.

Zyrtari amerikan gjithashtu tha se qeveria e SHBA-së gjithmonë i kushton vëmendje luftës kundër korrupsionit në tërë Ballkanin perëndimor, megjithëse kohët e fundit tensionet ndër-etnike janë ato që kanë marrë vëmendjen më të madhe.

“Nuk ka asnjë Sekretar Shteti që shkon në takim me një homolog të huaj me një çështje të vetme në agjendë. Zyra ime ekziston që të sigurohemi që elementi kundër korrupsionit i politikës sonë të jashtme është i përfaqësuar në forma të ndryshme. Unë nuk besoj që një çështje merr më shumë vëmendje nga çështjet tjera. Unë do të thoja se ajo që e kemi kuptuar është se çështja e korrupsionit i bën shumë prej problemeve të tjera, edhe më keq se sa që janë”, tha zoti Nephew.

Zoti Nephew, në shtator, do niset në një tur nëpër botë duke nisur me Evropën ku do të mbajë konsultime me vendet partnere për dy javë. Ai nuk përmendi se në cilat vende do të udhëtojë.

Lufta kundër korrupsionit përparësi e administratës Biden

Vitin e kaluar, presidenti Biden mbajti takimin e parë të nivelit të lartë për demokracinë me udhëheqës botërorë, përfshirë edhe ata nga Ballkani, ndërsa një nga pesë pikat kryesore të punës ishte edhe lufta kundër korrupsionit. Takimi i dytë i këtij lloji, sipas zotit Nepheë do të mbahet në pjesën e parë të vitit 2023.

Zoti Nephew tha se udhërrëfyesi i punës së tij përbëhet nga pesë shtylla kryesore, të cilat janë:

Modernizimi dhe kordinimi i përpjekjeve të qeverisë amerikane kundër korrupsionit

Frenimi i financave të paligjshme

Mbajtja përgjegjës e atyre që përfshihen korrupsion

Ruajtja dhe forcimi i arkitekturës aktuale shumëpalëshe kundër korrupsionit

Përmirësimi i angazhimit diplomatik dhe përdorimi i ndihmave amerikane për të huajt si mjet për të arritur qëllimet kundër korrupsionit.

Zoti Nephew tha se qeveria amerikane është e vetëdijshme se nuk mund të priten mrekullira në luftën kundër korrupsionit, ndërsa nuk pranoi të thotë cili rajon në botë është më i korruptuari për qeverinë amerikane. Në lidhje me këtë ai tha se qeveria amerikane do e ndryshojë qasjen e saj duke mos e trajtuar korrupsionin njëjtë për një rajon të tërë, por do mundohet të kuptojë nevojat e secilit vend individualisht për ta luftuar këtë fenomen./VOA/

 

Etiketa: amerikaneemratkorupsioninon grataQeveriaSali Berishasfidat

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Fqinji masakroi 60-vjeçarin në Maliq, policia jep detajet: Ja si nisi sherri

E rëndë në Mallakastër, djali vret babain me sende të forta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com