Një 34-vjeçar nga Lazarati i Gjirokastrës është arrestuar për kultivim të bimëve narkotike. Arrestimi i tij ka ardhur në vijim të kontrollit nga policia nga toka dhe ajri, duke përdorur edhe dronë.
Në pranga është vënë Alfred Skënduli, 34 vjeç. Policia bën me dije se si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjokaj”, në fshatin Lazarat, Gjirokastër, në oborrin e banesës së shtetasit A. S., kanë gjetur të kultivuara dhe në proces tharjeje, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.