Ish-ministri i Brendshëm kundër nismës së Ramës: “Pasaportat e arta”, devijojnë Shqipërinë nga BE – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-ministri i Brendshëm kundër nismës së Ramës: “Pasaportat e arta”, devijojnë Shqipërinë nga BE

15:56 | 24/08/2022
në Uncategorized
0
LLESHJA NE KOMISIONIN E SIGURISE -  Ministri i Brendshem, Sander Lleshaj duke folur, gjate nje mbledhje te komisionit parlamentar te Sigurise Kombetare, ku prezantoi pikat kryesore mbi te cilat mbeshteten propozimet per ndryshime ne ligjin "Per Policine e Shtetit"./r/n/r/nLLESHAJ AT NATIONAL SECURITY COMMITTEE - Interior Minister Sander Lleshaj, speaks during a meeting of the Parliamentary National Security Committee presenting the main points on which are supported the proposals for amendments to the law "On State Police".

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka komentuar në një intervistë për gazetën “Panorama” ligjin e dhënies së shtetësisë shqiptare  për personat e huaj që do të investojnë në vendin tonë.

Lleshaj thekson se interesi i një investitori për pasaportën shqiptare nuk lidhet me të, por me diçka tjetër. Ai shton se hartuesit e këtij ligji mund t’i kenë bërë llogaritë e gabuara, pasi kjo metodë nuk mund të sjellë ndonjë “boom” ekonomik apo përthithje të investimeve të huaja.

Si e konsideroni projektin e Kryeministrit Rama për dhënien e fuqisë së pasaportës shqiptare në këmbim të investimeve të huaja? Kjo nismë, a përbën rrezik për vendin tonë, ku mund të futen spiunë të kamufluar në Shqipëri, sidomos nga Rusia?

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

E kam ndjekur pak këtë diskutim në media. Kam parë se argumenti kyç pas kësaj iniciative është interesi ekonomik që pritet të konkretizohet në investime të shtuara nga jashtë. Për arsye se nuk kam pasur as kohë dhe informacion të mjaftueshëm për të analizuar këtë çështje, po mjaftohem vetëm me një përshtypje të parë personale. Unë nuk besoj se pasaporta shqiptare do të sjellë ndonjë bum investimesh serioze. Dihet edhe prej amatorëve se investimet serioze janë rezultat i strategjive ekonomike dhe jo reaksion ndaj ndonjë politike liberale në fushën e shtetësisë. Sa u përket spiunëve rusë, nuk besoj se ata i ka penguar pasaporta për të depërtuar në Shqipëri apo dhe në vende shumë më të zhvilluara se ajo.

Çfarë fshihet pas këtij vendimi, a duhej transparencë?

Nuk mund të them nëse pas kësaj iniciative fshihet ndonjë gjë. Në përgjithësi, nuk besoj te konspiracitë. E vetmja gjë që mund të “fshihet” pas kësaj iniciative, janë llogaritë e gabuara apo pritshmëritë e pabazuara të autorëve të saj për ndonjë efekt të qenësishëm ekonomik.

Si mund të delegohen hallkat procedurale të shtetësisë te privati?

Nuk kam parë ndonjë delegim atributesh shtetërore te privati në këtë rast, por as nuk shoh ndonjë vlerë reale nga angazhimi privat në këto procedura. Me sa kam kuptuar, roli i privatit do të jetë njëfarë verifikimi paraprak i kritereve të integritetit të të interesuarit, me pagesë nga ky i fundit. Kjo zgjidhje më duket pa lidhje. Së pari, privatët, kushdo qofshin ato, nuk kanë të dhëna sensitive për shtetasit e huaj që supozohet të vlerësojnë, pasi këto të dhëna i disponojnë në mënyrë të ligjshme vetëm shtetet përkatëse, të cilat ligjërisht mund t’i ndajnë ato me shtete të tjerë në kushte rreptësisht të përcaktuara. Së dyti, përderisa privatët do të paguhen nga shtetasit e huaj të interesuar për pasaportë për të bërë verifikimet e nevojshme, kjo do të thotë që ata janë në një konflikt të qartë interesi dhe se produkti i verifikimit mund të kontestohet.

BE i ka kërkuar qeverisë tërheqjen nga skema e shtetësisë për investitorë që, sipas Brukselit, bie ndesh me legjislacionin e Bashkimit Europian dhe përbën rrezik për Shqipërinë dhe për Unionin. A duhet rishikuar ky projekt?

Kjo është pyetja themelore. E gjithë kjo iniciativë duket se synon të sigurojë investime të rëndësishme në Shqipëri, duke këmbyer fuqinë dhe atraktivitetin e pasaportës shqiptare, me një investim të caktuar nga marrësi i ri i saj. Por këtu duhet të jemi shumë të qartë dhe shumë të ndershëm. Interesi i një investitori potencial për pasaportën shqiptare nuk lidhet me të, por me diçka tjetër. Përveçse pasaportë shqiptare, ajo është edhe një “pasaportë Shengen”. Ndaj vlera dhe interesi real në këtë rast është “SH-ja” e dytë, Shengeni dhe jo “SHja” e parë Shqipëria. Në këto kushte, ne thjesht nuk mund të jemi aq “sovranë” sa të shesim diçka që nuk e kemi. Sovranitetin për zonën Shengen e kanë vendet anëtare të saj, ndaj pa konsensusin e tyre, kjo gjë nuk mund të bëhet.

Shitja e pasaportës shqiptare tek investitorët e huaj, a është “një devijim” nga angazhimi i Shqipërisë për të përafruar legjislacionin e saj me BE-në?

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe përmbushja e përgjegjësive të vendit si anëtar në NATO janë e vetmja politikë e jashtme për ne. Ndjekja e politikës europiane dhe përafrimi i legjislacionit tonë me atë të BE-së tashmë nuk është thjesht një opsion politik, por një detyrim ligjor. Unë as nuk mund ta imagjinoj që ne të mund t’i lejojmë vetes as edhe një milimetër devijim nga ky kurs jetik për të ardhmen tonë, e cila gjithsesi nuk duket se do të jetë edhe aq e thjeshtë në kontekstin e zhvillimeve botërore.

A rrezikojmë të kemi infiltrim të krimit të organizuar, pastrimit të parave, evazionit fiskal dhe korrupsionin nëpërmjet “aplikantëve të mundshëm nga vendet e treta në një skemë të ardhshme shqiptare”?

E thashë edhe më sipër se nga kjo iniciativë nuk duket se mund të pritet realisht realizimi i qëllimeve të mira të saj. Dhe përderisa përfitimi prej kësaj duket pa gjasa reale, nuk shoh ndonjë kuptim për të insistuar në të. Në përgjithësi aty ku mungojnë përfitimet, nuk mungojnë dëmet./Panorama.al/

Etiketa: BEBrendshemdevijojneedi ramaministriNISMAPasaportatShqiperia

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Emigranti vret me kallash 51-vjeçarin pas dëfrimit me muzikë në lokal, ja si ndodhi ngjarja

Emigranti vret me kallash 51-vjeçarin pas dëfrimit me muzikë në lokal, ja si ndodhi ngjarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com