Një ngjarje e cila për pak mund të përfundonte në tragjedi është shmangur mbrëmjen e djeshme në Kosovë.
Një 14-vjeçar për pak sa nuk ka rënë viktimë e vrasjes me armë zjarri. Një 38-vjeçar ka tentuar ta qëllojë me armë zjarri adoleshentin në lagjen ‘’Iliria ‘’, në rrugën ‘’Driton Islami’’ në Ferizaj.
Por falë ndërhyrjes së policisë vrasja është shmangur, pasi efektivët kanë arritur që t’ia heqin nga dora armën e zjarrit të dyshuarit me iniciale G.H, i cili e kishte drejtuar kundrejt viktimës A.S”.
Policia njofton se 38-vjeçari është arrestuar, ndërsa i ka sekuestruar armën e zjarrit (pistoletë). Nuk dihet arsyeja e sulmit ndaj adoleshentit.