Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në Milot. Sipas informacioneve dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke lënë të lënduar tre persona.
Mësohet se një grua së bashku me fëmijë të mitur ka mbetur të plagosur.
Policia ka shkuar në vendngjarja por ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.