Agustin Markvukaj, i arrestuar më 10 mars 2022 në Lezhë është ekstraduar drejt Italisë. Procedurat janë mbyllur një natë më parë. Markvukaj kërkohej nga Italia pasi Gjykata e Pavias, Itali, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
29-vjeçari shqiptar akuzohet për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj bashkatdhetarit të tij I.Z., 19 vjeç. Markvukaj e qëlloi 19-vjeçarin shqiptar më 19 shkurt në Pavia.
Pas ngjarjes, ai u arratis në Shqipëri e u fsheh në Lezhë. Por, më pas u arrestua dhe u vijuan procedurat për ekstradimin. Ai do të dënohet nga drejtësia italiane.