Policia italiane ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar, i cili ishte dënuar më parë. Për të është lëshuar një urdhër “arrest me burg” më 16 dhjetor 2019 sipas të cilit duhet të vuajë 6 vjet e 1 muaj burg për një sërë vjedhjesh të ndodhura ndërmjet 2011 dhe 2015 në shtëpi private.
Burri ishte anëtar i një bande të përbërë nga shtetas të tjerë shqiptarë, që vidhnin banesa.
Ansa shkruan se në vitin 2018 shqiptari u largua nga Italia për t’u zhvendosur fillimisht në Gjermani dhe më pas në Belgjikë, ku u arrestua sërish për aktivitete të ngjashme.
Kur mbaroi vuajtjen e dënimit në Belgjikë, është ekstraduar drejt Italisë në zbatim të një urdhër-arresti evropian.