Ish-presidenti, Ilir Meta këtë mëngjes e ka nisur me një mesazh, duke shkruar në rrjetet sociale: “Ti nuk do të ecësh kurrë vetëm”. Meta ka postuar në instagram një foto në natyre dhe i veshur sportiv, ndërsa krahas fotos në anglisht shkruan: You’ll Never Walk Alone”. Kujtojmë se Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, paralajmëroi dje nga Elbasani ku u takua me strukturat e Partisë së Lirisë dhe denoncoi lidhje e politikës me krimin.
“Kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Kryeministrit, si nxitës të grupeve të të fortëve dhe nënshtrimit të shtetit. Qytetarët kanë qenë shpesh dëshmitarë të tronditjeve të mëdha të rendit publik. Në 24 orë, 3 atentate në Shqipëri. Në 8 muaj, 40 e ca atentate, dhjetëra të vrarë e të plagosur. Policia mbledh gëzhojat, jo se janë të paaftë, por se është e mpirë për shkak të lidhjes së krimit me politikën” – u shpreh Meta duke iu referuar vrasjeve te fundit ne vend.