Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka denoncuar sot Bordin e Transparencës që nuk merr masa për të ulur çmimin e karburanteve në vend. Meta e ka quajtur Bordin “e rrjepjes” se qytetareve, teksa ka akuzuar se “punohet në funksion të kryeoligarkut Edi Rama dhe gjithë ogiçëve të tij”.
“Jemi sot këtu bashkë me deputetin e Partisë së Lirisë Petrit Vasili për të denoncuar rrjepjen e pamëshirshme që Bordi i rrjepjes së çdo qytetari përmes çmimeve spekulative të naftës po i bën çdo ditë shqiptarëve. E qartë tashmë kur në bursën ndërkombëtare çmimi ka rënë në nivele më të ulëta se para fillimit të luftës, përkundrazi vetëm këtu ne vendin tonë nuk reflektohet. 221 lekë aktualisht, 170 leke në Maqedoni, 160 lekë në Mal të Zi. Kudo merren masa për të mbrojtur qytetarët, konsumatorët, sipërmarrjet e thjeshta, vetëm këtu punohet në funksion të kryeoligarkut Edi Rama dhe gjithë ogiçëve të tij” – tha Meta.