Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 38-vjeçar me inicialet I.O, banues në Gjirokastër, pasi ka kërcënuar me thikë një punonjës policie.
Ngjarja ka ndodhur në datë 15.08.2022, në fshatin Derviçan, Gjirokastër, ku 38-vjeçari ka kanosur punonjësin e Policisë, me inicialet H. H., pasi punonjësi i Policisë, ka referuar materialet në Prokurori ndaj vëllait të 38-vjeçarit, i cili ishte kapur më parë nga policia me një sasi të vogël lënde narkotike kanabis.
Gjatë kontrollit fizik të 38-vjeçarit, I. O., policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një thikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.