Një automjet Peugeot 307 është përfshirë nga flakët në lagjen 28 Nëntori. Mjeti është djegur pjesërisht.
Paraprakisht mendohet se zjarri ka ardhur si rezultat i një shkëndije elektrike.
Pasi janë njoftuar nga banorët e zonës, drejt vendit të ngjarjes u nisën policia për zbardhjen e rrethanave si edhe zjarrfikësja për shuarjen e flakëve. Nuk dihet ende kujt i përket mjeti dhe nëse është zjarrvënie e qëllimshme pasi mjeti ka qenë i parkuar.
Por, hetimet po vijojnë për të zbardhur më shumë detaje rreth ngjarjes, ndërsa bëhet me dije se nga flakët janë rrezikuar edhe makinat e tjera që ndodheshin të parkuar aty pranë.