Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Fier. Burime nga policia bëjnë me dije se një 41- vjeçar ka tentuar vetëvrasje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:40. 41- vjeçari i identifikuar me iniciale E.N., është dërguar në spital nga familjarët.
E.N., banues në fshatin Radostinë, ka goditur veten me mjet prerës ndërsa shkak dyshohet se është bërë gjendja e depresionit.
41-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të familjarëve të 41- vjeçarit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.