Tremujorin e parë 2016, emigrantët 13.8 mln euro më pak në atdhe – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tremujorin e parë 2016, emigrantët 13.8 mln euro më pak në atdhe

16:42 | 20/08/2016
në Uncategorized
0

Emigrantët shqiptarë po sjellin gjithmonë e më pak para pranë familjeve të tyre në atdhe.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në tremujorin e parë të këtij viti, dërgesat e emigrantëve ose ndryshe remitancat arritën në 128 milionë euro, duke shënuar një rënie prej 13.8 milionë euro kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Rënie është shënuar edhe kundrejt fundit të vitit 2015. Sipas të dhënave, rënia tremujore vlerësohet në 25.9 milionë euro.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Zef Preçi, ekspert për ekonominë: Pakësimi i prurjeve vullnetare të emigracionit godet shtresën më të varfër të popullësisë pasi dihet që ka 2-3 vjet që sektori i ndërtimit që ka qenë absorvuesi i ndoshta gjysmës së prurjeve monetare në një dekadë, praktikisht nuk është më i tillë. Pas 12-15 vitesh, siç tregojnë studimet e vendeve të tjera që kanë një shekull që aplikojnë emigracionin, përgjithësisht ka një tendencë të natyrshme të rënies së prurjeve monetare. Faktori i dytë që mendoj që është determinant, janë efektet e zgjatura të krizës që prej 7-8 vitesh është prezente në vendet e BE, sidomos në vendet ku është një shumicë emigrantësh, kriza greke, problematikat që ka ekonomia italiane, ekonomitë e vendeve të tjera.

Kosta Bajraba, ekspert për çështjet sociale dhe ekonomike: Në të dyja vendet, edhe në Greqi, edhe në Itali, emigratët janë të punësuar në tre aktivitete kryesore: Në industrinë e ndërtimit, bujqësi dhe gratë kryesisht në shërbime familjare. Të tre këto sektorë janë goditur edhe nga kriza, edhe nga masat që kanë marrë qeveritë e këtyre vendeve për të përballuar krizën. Struktura e konsumit të emigrantëve po ndryshon. Edhe familjet e emigrantëve duke u shndërruar gjithnjë e më shumë në qytetarë europianë që punojnë në vende europiane kanë kërkesa gjithnjë e më të larta.

Ekspertët shpjegojnë se Qeveria duhet të kishte bërë më shumë për të tërhequr kursimet e emigrantëve në formën e investimeve në Shqipëri.

Zef Preçi: Mungojnë kanalet që utilizojnë, që fusin në përdorim këto para në një formë të besueshme, të pranueshme, të ligjshme, që i shndërron në një të mirë publike. Kursimet monetare të çfarëdo forme që janë, kur janë të ligjshme, përbëjnë një burim shumë të rëndësishëm për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit. Për fat të keq tek ne flitet, por mungojnë politikat, mungon vizioni.

Kosta Bajraba: Emigrantët përveçse kërkojnë të investojnë më shumë kur kanë mundësi, edhe priren të kursejnë më shumë nga frika dhe pasiguria për të ardhmen. Sepse nuk i dihet, parashikimet për ekonomitë e vendeve ku ata janë, sidomos të Greqisë, janë jo shumë optimiste.

Rënia e dërgesave të emigrantëve, përveçse në më pak të ardhura për mijëra familje në vend, përkthehet edhe në një mungesë valute për ekonominë.

Ekspertët argumentojnë se pakësimi i këtij fluksi valute ishte i pritshëm dhe duhet të ishin marrë masa që përpara shumë vitesh për kompensimin e këtyre humbjeve, me qëllim që efektet të mos ndiheshin në ekonomi.

DËRGESAT E EMIGRANTËVE

Tremujori i parë 2016 128.0 mln euro
Tremujori i parë 2015 141.8 mln euro
Rënia vjetore 13.8 mln euro

DËRGESAT E EMIGRANTËVE

Tremujori i parë 2016 128.0 mln euro
Tremujori i katërt 2015 153.9 mln euro
Rënia tremujore 25.9 mln euro

Etiketa: emigrantët 13.8 mln euro më pak në atdheTremujorin e parë 2016

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Është qeveri e fort’ kjo, or mik…

Është qeveri e fort' kjo, or mik...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com