Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Fier. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45, në Portëz.
Shoferi i identifikuar me iniciale N. Y., duke drejtuar automjetin tip kamion është përplasur me automjetin tip “BMW” që drejtohej nga shoferi me iniciale I. M., 27 vjeç, banues në Drizë.
Ky i fundit, si pasojë e përplasjes është dëmtuar dhe po merr mjekim në spital.
Paraprakisht dyshohet që shkak të jetë bërë shpejtësia përtej normave të lejuara dhe mosrespektimi i sinjalistikave rrugore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.