Ish-presidenti Ilir Meta u pyet sot nga gazetarët në lidhje me kandidimin e mundshëm të tij në garën për kreun e bashkisë së Tiranës. Meta iu shmang pyetjes së gazetarëve ndërsa shtoi se Tirana mbetet një prioritet për të, për shkak se kryeqyteti i drejtuar nga Erion Veliaj është bërë i pajetueshëm.
“Sot do të jemi në Durrës dhe do jem çdo ditë në qytete të Shqipërisë. Tirana është prioritet për mua, për këtë tragjedi që i ka ndodhur qytetit tonë, që është bërë i pajetueshëm. Ajo që ka ndodhur është një tragjedi shumë e madhe, se kur njeriu është hipokrit i lindur dhe më i pabesë, kjo situata këtu do të vinte por tani vërtet humbën 10 vjet po për 200 vite askush nuk do të luajë më Kushtetutën, të falsifikojë firmat. Dita e djeshme ishte shumë e rëndësishme” – tha Meta.