Një aksident automobilistik ka ndodhur në dalje të Tiranës, në Unazën e re. Mësohet se një makinë e llojit “Mercedes Benz” është përplasur me semaforin dhe ka dalë nga rruga.
Në vendin e ngjarjes duket edhe auto-ambulanca, por nuk dihet nëse ka persona të plagosur apo jo nga aksidenti në fjalë. Policia nuk ka dalë me një njoftim për ngjarjen dhe ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet të ketë qenë mosrespektimi i sinjalistikave rrugore dhe shpejtësia përtej normave të lejuara.
Policia në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.