Helikopteri i tij hyri pa leje në vend, patriarku serb kthehet ‘mollë sherri’ në Mal të Zi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Helikopteri i tij hyri pa leje në vend, patriarku serb kthehet ‘mollë sherri’ në Mal të Zi

13:54 | 10/08/2022
në Uncategorized
0

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka bërë të ditur se helikopteri i MPB-së së Serbisë, i cili me patriarkun serb Porfirije ka hyrë në Mal të Zi më 3 gusht për të nënshkruar një marrëveshje, nuk ka kërkuar leje për të hyrë në këtë vend.

“Ju informojmë se me datën 3 gusht, si dhe pesë ditë pune para kësaj date, kjo Ministri nuk ka pranuar kërkesë për miratimin e fluturimit përmes hapësirës ajrore dhe uljen në territorin e Malit të Zi të helikopterit të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë nga Ambasada e Republikës së Serbisë në Podgoricë”, ka deklaruar sekretari shtetëror Ljubomir Mishurovic.

Sipas mediave në Mal të Zi, ai këtë e tha në përgjigje ku është kërkuar informacion nëse fluturimi me helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë ishte njoftuar përmes kanaleve diplomatike tek autoritetet shtetërore të Malit të Zi dhe nëse MPJ e ka aprovuar atë fluturim.

Read more

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

Diaspora forcon Kurtin, votat nga jashtë i japin Vetëvendosjes dy mandate shtesë në Kuvend –

Tirana e re lufton për titullin –

Pritet nënshkrimi i marrëveshjes SHBA-Iran, Netanyahu bëhet me ‘dhimbje koke’ –

Edhe nga “adresa” të tjera është pretenduar se helikopteri i MPB-së së Serbisë ka zbritur pa leje në terrenin stërvitor të kampit policor në Zllaticë. Madje, për një arsye të tillë, kreu i policisë kufitare, Vasko Akovic, kishte dhënë dorëheqjen nga ajo detyrë.

Policia, nga ana tjetër, pretendon se delegacioni i Kishës Ortodokse Serbe, i udhëhequr nga Patriarku Porfirije, ka hyrë në Mal të Zi në përputhje me dispozitat e Ligjit për kontrollin kufitar.

Sipas mediave në Mal të Zi, patriarku serb Porfirije ka hyrë në Mal të Zi pa u kontrolluar dhe pa u evidentuar.

Këtë informacion e ka komentuar edhe kryetari i Komitetit Malazez të Helsinkit, Miodrag Vllahovic, i cili ka shprehur respektin e tij për Akovicin për atë vendim.

“Kreu rajonal i policisë kufitare, Vasko Akovic, ka dhënë sot dorëheqjen nga ajo pozitë për shkak se Patriarku i Kishës së Serbisë, Porfirije Peric, ka hyrë dhe ka dalë në Mal të Zi me të gjithë delegacionin pa asnjë kontroll dhe regjistrim. Respekt i madh për këtë njeri”, ka shkruar Vlahovic në Twitter.

Dorëheqjen e Akovicit e ka bërë të ditur në rrjetet sociale edhe motra e tij.
“Vëllai im Vasko Akovic dha dorëheqjen sot sepse kolegët e tij, shef i të cilëve ai ishte, punonin pas shpine dhe organizuan hyrjen e paligjshme të patriarkut në Mal të Zi pa procedurë zyrtare”, ka thënë Marina Akovic.

Gjatë vizitës së tij në Mal të Zi është nënshkruar marrëveshja Themelore ndërmjet qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe në Podgoricë.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic dhe kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije./REL/

 

 

Etiketa: helikopterilejeMali Zimollepatriarkuserbsherri

Të Lidhura

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

nga 27
12:21 | 13/06/2026
0

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të shtunë çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Sipas vendimit të...

Kosova gati për zgjedhjet e treta të jashtëzakonshme, zbulohen dy datat kur pritet të zhvillohen –

Diaspora forcon Kurtin, votat nga jashtë i japin Vetëvendosjes dy mandate shtesë në Kuvend –

nga 27
12:11 | 13/06/2026
0

Në kohën kur janë numëruar gati 98% e votave nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje po udhëheq bindshëm, thotë...

Tirana e re lufton për titullin –

Tirana e re lufton për titullin –

nga 27
11:51 | 13/06/2026
0

Redon Xhixha do të vazhdojë të veshë fanellën e Tiranës, pavarësisht spekulimeve të shumta që qarkullonin për të ardhmen e...

Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin –

Pritet nënshkrimi i marrëveshjes SHBA-Iran, Netanyahu bëhet me ‘dhimbje koke’ –

nga 27
11:15 | 13/06/2026
0

Sipas një analize të Axios, një marrëveshje e mundshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për t’i dhënë fund konfliktit...

Para
Arrestohet 37-vjeçari, grabiti i vuri flakën dyqanit në Berat

Kërcënoi gruan me armë në sy të fëmijëve, arrestohet 50-vjeçari në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

12:21 | 13/06/2026
Kosova gati për zgjedhjet e treta të jashtëzakonshme, zbulohen dy datat kur pritet të zhvillohen –

Diaspora forcon Kurtin, votat nga jashtë i japin Vetëvendosjes dy mandate shtesë në Kuvend –

12:11 | 13/06/2026
Tirana e re lufton për titullin –

Tirana e re lufton për titullin –

11:51 | 13/06/2026
Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin –

Pritet nënshkrimi i marrëveshjes SHBA-Iran, Netanyahu bëhet me ‘dhimbje koke’ –

11:15 | 13/06/2026
Kundër ndërtimit të resortit/ Me darë me vete për të prerë telat me gjemba, banorët e Rrjollit hidhen në protestë –

Kundër ndërtimit të resortit/ Me darë me vete për të prerë telat me gjemba, banorët e Rrjollit hidhen në protestë –

11:05 | 13/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • Diaspora forcon Kurtin, votat nga jashtë i japin Vetëvendosjes dy mandate shtesë në Kuvend –
  • Tirana e re lufton për titullin –
  • Pritet nënshkrimi i marrëveshjes SHBA-Iran, Netanyahu bëhet me ‘dhimbje koke’ –
  • Kundër ndërtimit të resortit/ Me darë me vete për të prerë telat me gjemba, banorët e Rrjollit hidhen në protestë –
  • Përplasi qëllimisht me makinë 4 persona, prokuroria kërkon arrestimin e autorit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • Diaspora forcon Kurtin, votat nga jashtë i japin Vetëvendosjes dy mandate shtesë në Kuvend –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com