Një grua është ngacmuar seksualisht në Fier. Mësohet se shtetasi S.T, 50 vjeç banues në Mbrostar Ura, ka ngacmuar seksualisht shtetasen T.B, 51 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme teksa gruaje ka qenë në kopshtin e saj duke ujitur lulet, kur 50 vjeçari i është afruar duke e ngacmuar seksualisht. Mësohet se ai ka tentuar ta prekë në pjesët intime të trupit.
Gruaja ka bërë rezistencë dhe menjëherë i është drejtuar policisë ku ka denoncuar për ngacmim seksual komshinë e saj. Shtetasi S.T po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për hetim të mëtejshëm.