Ditën e shtunë , Kosova shpalli non-grata dhe ndaloi hyrjen në territorin e saj të shtetases ruse, Daria Aslamova, e cila nga shumë shtetet është vërtetuar se ka qenë e angazhuar si spiune e inteligjencës ruse, duke u fshehur nën petkun e gazetares. Duke reaguar për rastin në fjalë, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço paralajmëron se një spiune tjetër ruse pritet të vijë në Shqipëri së shpejti. Agjentja e Moskës, sipas Karamuços, do të vijë nën mbulim nga organizata ndërkombëtare me mandatin për të kontrolluar kufijtë tanë dhe ndaj ai këshillon që ajo të shpallet menjëherë non-grata.
“Rasti “non grata” i një ruse në Kosovë nuk do mbetet i izoluar. Së shpejti do dëgjoni për një tjetër ruse që do na vijë në Shqipëri nën mbulim nga organizata ndërkombëtare me mandatin për të kontrolluar kufijtë tanë. Pres që autoritetet ta konsiderojnë atë për “non grata” sa më shpejt….”, shkruan Karamuço në facebook.
Kujtojmë se spiunia ruse kishte hyrë në Kosovë si gazetare, pasi ai ishte profesioni kamuflues i saj, por më pas u zbulua nga autoritetet kosovare dhe u vu në pranga, më pas u mor vendimi për shpalljen “non-grata”.