Lidhur me situatën e zjarreve në Nikël të Krujës, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha. Teksa ka shpërndarë pamjet nga vendngjarja, Berisha thekson se asnjë masë nuk është marrë nga qeveria e vakancave, ndërkohë që flakët po rrezikojnë banesat e qytetarëve.
Bashkangjitur me videon Berisha ka ndarë dhe mesazhin e qytetarit digjital që i dërgoi pamjet, ku evidentohet sërish mungesa e prezencës së shtetit.
“Zjarri në Nikël rrezikon banesat, asnjë masë nga qeveria e vakancave. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e banorit dixhital: Doktor po rrezikohen shtëpitë. Fshati Kullas në komunën Nikel asnjë ndihmë nga shteti” – shkruan Berisha në facebook.