Një zjarr i madh ka rënë pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit. Bëhet me dije se janë përfshirë nga flakët kodrat e ullishtës së vjetër. Zjarri në kurorën e ullishtave po përhapet me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të madhe.
Bëhet me dije se ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë për shkak të terrenit kodrinor dhe për shkak se e gjithë ajo sipërfaqe është e mbjellë me ullishte dhe dru frutorë. Banorët po ndihmojnë në shuarjen e zjarri, pro era po e përkeqëson situatën.