Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Tregut Elektik, ku mjeti me drejtues F. S., ka aksidentuar një grua me inicialet P. C., e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.