Menjëherë pas ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe deputetëve demokratë në protestën e qytetarëve mbërriti edhe dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i shoqëruar nga i biri Besarti dhe nënkryetari i kësaj partie, Agim Nesho.
Me qindra qytetarë po protestojnë te Ministria e Brendshme për vdekjen e vogëlushes Jonada në plazhin e Potamit.
Ajo humbi jetën me 2 gusht pasi u përplas nga skafi i drejtuar nga efektivi i policisë Arjan Tase.