Miliona për stadiumet e të rinjtë, Komiteti Ekzekutiv me vendime “big” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miliona për stadiumet e të rinjtë, Komiteti Ekzekutiv me vendime “big”

11:22 | 04/08/2022
në Sport
0

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit u mblodh sot për të shqyrtuar dhe miratuar disa vendime të rëndësishme në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik në Shqipëri.

Si fillim anëtarët e KE-së diskutuan propozimin për rregulloret e kompeticioneve që organizon FSHF për sezonin 2022/2023 e më konkretisht kampionatet Abissnet Superiore, Kategoria e Parë, Kategoria e Dytë, Kategoria Superiore U-21, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Parë për moshat U-13, U-14, U-15, U-17 dhe U-19. Pas diskutimeve rregulloret e reja për këto kampionate janë miratuar, ashtu si manualin e delegatit, një dokument themelor mbi organizimin e garave futbollistike në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ky dokument është përgatitur nga Departamenti i Garave në FSHF në kuadër të synimeve për të përmirësuar gjithmonë e më shumë organizimin në të mirë të ndeshjeve në vend.

Në kuadër të politikave të futbollit për nxitjen e aktivizimit të lojtarëve të rinj dhe promovimit të tyre në ekipet profesioniste, Komisioni i Posaçëm i Përkohshëm për “Reformimin e Rregulloreve te Federatës Shqiptare te Futbollit” në bashkëpunim me Departamentin e Garave të FSHF propozoi krijimin e një sistemi incentivimi financiar për klubet e Kategorisë së Parë për lojtarët e grup-moshës 16-21 vjeç. Ky propozim u miratua unanimisht dhe besohet që do të ketë një impakt të rëndësishëm në mbështetjen dhe promovimit të lojtarëve të rinj, duke e kthyer Kategorinë e Parë në një vitrinë të rëndësishme për elementët e spikatur.

Read more

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Propozimi i Sekretariatit të përgjithshëm dhe Deptartamentit të Garave për strukturën e kampionateve kombëtare të Kategorisë Superiore dhe të Parë për moshat U-13, U-14, U-15, U-17 dhe U-19 u kthye për miratim nga Komisioni i Licencimit. Strategjia e Federatës Shqiptare të Futbollit parashikon që në kampionatet kombëtare të marrin pjesë klubet profesioniste dhe akademi të cilat licencohen si profesioniste duke plotësuar të gjitha kriteret e parashikuara në drejtimin sportiv, infrastrukturor dhe organizativ.

Sakaq, Komitetit Ekzekutiv miratoi gjithashtu disa investime të rëndësishme infrastrukturore në disa zona të vendit. Sipas këtij vendimi do të mbështetet financiarisht ndërtimi i 3 fushave me bar artificial në Kompleksin Zmijani në qytetin e Shkodrës, pajisja me sistem ndriçimi i aneksit të parë të kompleksit Apolonia pas përfundimit të investimit të njëllojtë në aneksin e dytë, i cili është financuar gjithashtu nga FSHF. Janë miratuar disa shtesa investimesh në stadiumin e ri të Partizanit dhe atë të Kukësit, të cilat nuk ishin parashikuar në projektin paraprak.

Komiteti Ekzekutiv u informua nga komisioni i ekspertëve në lidhje me procesin e shitjes së të drejtës televizive të kampionatit Abissnet Superiore, Kupës së Shqipërisë, Superkupës së Shqipërisë dhe Kategorisë së Parë për territorin e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës. Pas informacionit të detajuar që u përcoll nga Komisioni, KE i ngarkoi detyra për hapat e mëtejshëm që duhet të ndiqen për finalizimin e procesit./ fshf.org

 

Etiketa: FSHFKomititi Ekzekutivvendime

Të Lidhura

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Para
Berisha i përlotur pas vizitës në familjen Avdia: Krim, që dëshmon dështimin e shtetit

Berisha i përlotur pas vizitës në familjen Avdia: Krim, që dëshmon dështimin e shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë –

Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë –

19:47 | 31/01/2026
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat –

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat –

19:21 | 31/01/2026
101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund! –

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund! –

19:05 | 31/01/2026
Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi –

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi –

18:41 | 31/01/2026
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës! –

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës! –

18:31 | 31/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë –
  • “Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat –
  • 101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund! –
  • Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi –
  • Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës! –
  • ‘Vajzat janë të mrekullueshme’, pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë –
  • “Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com