Tragjedia e Himarës ka shkaktuar shumë reagime në publik, ku një ku një 7-vjeçare u vra nga një gomone që drejtohej nga një efektiv policie Arjan Tase. Të shumtë janë dhe ata që kanë kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit apo ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.
Megjithëse dje Nano shkarkoi të gjithë zinxhirin komandues në Policisë për Kufirin në Vlorë, qytetarët duket se nuk janë të mjaftuar dhe kërkojnë dorëheqje të tjera.
Pikërisht në postimin për shkarkimet në Vlorë, Policia e Shtetit ka marrë masa duke limituar komentet, duke lejuar vetëm 73, ndërkohë që në një postim të mëparshëm për reagimin e Nanos janë mbi 700.