Greqia i ka ardhur në ndihmë sërish Shqipërisë për shuarjen e flakëve në zonën e Dropullit. Agjencia e Mbrojtjes Civile shqiptare njofton se Greqia i ka ardhur në ndihmë vendit tonë me dy avionë PZL M18, me anë të të cilëve u bë e mundur edhe shuarja e zjarrit në zonën e Dropullit dhe shmangia e rrezikut për banesat.
Dy avionët grekë po ndihmojnë forcat zjarrfikëse dhe strukturat e Mbrojtjes Civile për shuarjen e zjarrit në bashkinë Finiq. Kjo është e disata herë që Greqia i përgjigjet kërkesës së bërë nga Shqipëria, pas shuarjes së zjarreve në ishullin e Sazanit dhe Malin e Çikës,.
“Mekanizmi i Mbrojtjes Civile Evropiane ka përqendruar në Greqi një pjesë të resurseve të tij, për t’u ardhur në ndihmë shteteve evropiane në periudhën e verës, kur edhe risku nga zjarret është i lartë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.