Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një statusi në facebook publikoi atë që ai e quan “faturen e korrupsionit të Ramës”.
Basha thotë se mungojnë paratë për nevojat bazë të qytetareve, ndërsa paratë shkojnë për mobilim zyrash, blerje makinash, bileta avionësh, prona dhe luks sheikësh.
Kreu i PD-së e mbyll statusin duke premtuar ulje taksash dhe investime publike që do u shërbejnë qytetarëve dhe jo oligarkëve.
Postimi i Bashës në Facebook:
Edi Rama ka pranuar publikisht faturen e korrupsionit të tij, që rëndon drejtpërdrejt tek qytetarët.
Rama thotë nuk bëjmë dot ujësjellesa e rrugë sepse nuk ka para.
Sepse 1 miliardë euro vidhen e shperdorohen cdo vit ne tatime dogana tendera dhe koncesione hajduterie. Janë para të shqiptarëve, të djersës së tyre, të taksave që paguajnë. Por qe plackiten nga qeveritarët e nuk kthehen ne te mira per qytetaret.
S’ka para, thotë Rama, për ujësjellesa e rrugë. Nuk ka para per ilace, per ndihme ekonomike, per rritje pensionesh e rrogash. Nuk ka si të ketë, kjo është fatura e korrupsionit.
Ska si të ketë lekë për qytetarët, thesi zbrazet për rehatinë e Ramës e hajdutëve të tij.
Por ka 80 milionë dollarë për mobilim zyrash e blerje makinash.
Ka 15 milione dollare per bileta avionesh.
Ka 320 milione euro per koncesionet hajduterore te Rames e Beqes ne shendetesi.
Ka miliona per oligarkine e Carapuleve, Papuleve, Ismailajve e Nusheve, per kulla, palma, makina luksi, dhe prape kulla qe i ndajne me Ramet, Gjiknuret e Ahmetajt me shoke.
Ka para per udhetime me charter, per syze 70 mije Euro e per hotelet me lluksoze te botes.
Ja pra, ky eshte fundi i një qeverisje të korruptuar në palcë, në cdo degë të saj, sic thotë raporti i Departamentit amerikan të Shtetit.
Para, prona dhe lluks sheikësh për Ramen me shoke, por për qytetarët ska ujë, s’ka asnjë investim të ri, s’ka asnjë vend të ri pune.
Partia Demokratike do ti kthejë këto para tek qytetarët: me ulje taksash, investime publike qe ju sherbejne qytetareve e jo oligarkeve, me subvencione në bujqësi, me hapjen e vendeve të reja të punës.
#Shqipëria më mirë pa Edi Ramën.